Nuk është më sekret që Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan po flirton me Rusinë, si kundërpeshë në marrëdhëniet e acaruara me Perëndimin.
Së fundmi, Ankaraja dhe Moska kanë nënshkruar një marrëveshje për sistemin e sofistikuar të mbrojtjes raketore S400.
Kjo lëvizje si dhe të tjera nuk janë pritur mirë në Perëndim duke pasur parasysh se Turqia aspiron t’i bashkohet BE-së dhe është një vend anëtar i NATO-s që prej vitit 1952.
E afrimi mes dy shteteve është reflektuar edhe në marrëdhëniet mes liderëve Erdogan dhe Putin, përcjell tvklan.al.
Gjatë një interviste për televizionet turke – mbrëmjen e djeshme – me rastin e tre vjetorit të marrjes së detyrës së Presidentit, Erdogan iu përgjigj edhe raportimeve se Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar atij një dhomë në pallatin e ri presidencial me mbi 1000 dhoma.
“Po. Është bërë një ‘shaka’ e tillë, por gjatë këtij takimi, kur shikoi pallatin presidencial Putin më tha se ‘kjo është një vepër, shenjë e një shteti të madh’
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...