Një studente franceze ka pranuar kritika nga vetë ministrat, nën akuzat se ka përdorur shaminë për përfitime politike. Mirëpo, ajo këta zëra i ka quajtur patetikë.
Ministri francez i punëve të brendshme ka kritikuar studenten Maryam Pougetoux sepse dha një intervistë me shami, ku flet për protestat e studentëve kundër reformave në sistemin e edukimit të bëra nga presidenti Emmanuel Macron. Sipas tij, kjo paraqitje ishte provokim dhe një veprim shokues.
“Është feja ime”, ka thënë studentja për Buzzfeed, duke shtuar se mbulesa e saj nuk paraqet asnjë prapavijë politike, përcjell KosovaPress.
19-vjeçarja e cila është kryetare e një grupi të studentëve në Paris, është tallur në media sociale pasi ishte shfaqur në publik me shami në kokë.
Studentët kanë filluar të protestojnë në muajin mars kundër planeve që universitetet publike për herë të parë të kenë fuqinë për të vënë kriteret bazë për pranimin e studentëve. Kjo është në kundërshtim me politikën e tanishme, ku secili të diplomuar i sigurohet një vend në universitetet publike.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...