Ish kancelari austriak, Sebastian Kurz sapo ka bërë betimin si deputet dhe Zyra e Prokurorit për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin tashmë po i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit parlamentar.
Prokuroria dërgoi një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar në mënyrë që hetimi kundër ish -kancelarit austriak të vazhdojë për shkak të akuzave që lidhen me përvetësim dhe ryshfet, shkruan “The Economist transmeton arbresh.info
Klubi parlamentar i OVP, shefi i të cilit tani është Kurz, tha se ata jo vetëm që do ta mbështesin atë kërkesë, por se ishin të lumtur që u dërgua kaq herët.
“Kjo do të mundësojë që të gjitha akuzat kundër Kurz të hiqen shpejt”, thotë klubi parlamentar.
Miratimi për vazhdimin e hetimit me siguri do të jepet në një nga seancat plenare të radhës të parlamentit, pasi Kurz nuk ishte deputet në atë kohë kur u akuzua për vepra penale dhe ato vepra nuk lidhen me aktivitetet parlamentare. /arbresh.info/
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...