Policia në Shën Petërsburg e ka arrestuar një profesor të njohur të historisë nën dyshimin për vrasje të një ish-studenteje pasi u nxor nga lumi me një çantë ku u gjendën duart e prera të një gruaje.
Mediet lokale në qytetin perëndimor rus raportuan se profesori universitar, Oleg Sokolov, ishte i dehur dh era në lumë përderisa po përpiqej t’i fshehte pjesët e trupit të gruas të shtunën.
Autoritetet policore më pas shkuan për ta kontrolluar shtëpinë e tij, ku e gjetën trupin pa kokë të Anastasia Yeshchengo-s, 24 vjeçe, me të cilën ai kishte bashkëpunuar për hartimin e disa punimeve shkencore.
Ky historian është autor i librave për liderin ushtarak francez, Napoleon Bonaparte, dhe ka shërbyer si këshillues historik gjatë prodhimit të disa filmave. Në vitin 2003, ai në Francë ishte nderuar me çmimin “Legion d’Honneur” (“Legjioni i Nderit”).
Sokolov ishte gjithashtu anëtar i Institutit Francez për Shkenca Sociale, Ekonomik dhe Politikë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...