Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria e përdor si lidhje thelbësore për komunikim në vijën e frontit.
“Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftimin zyrtar në faqen e kompanisë, pa dhënë hollësi të tjera.
Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës (06:28 sipas kohës qendrore evropiane)”.
Ai shtoi përmes një postimi në Telegram se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht.
Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur probleme me Starlink gjatë kësaj kohe.
Starlink, i cili menaxhohet nga kompania SpaceX e Muskut, ofron shërbime interneti përmes një konstelacioni satelitor në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret gjerësisht në zona të largëta dhe rajone të konflikteve në mbarë botën./rel
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...