Princi i kurorës saudite i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Jamal Khashoggi besohet se i ka thënë Shtëpisë së Bardhë se gazetari i Uashington Post ishte një mysliman ekstremist.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman bëri pretendimin gjatë një telefonate me dhëndrin e Presidentit të SHBA Trump Jared Kushner dhe një tjetër zyrtar, raporton Washington Post, transmeton portali arbresh.info
Ai deklaroi se Khashoggi ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane dhe besohet se këto i ka deklaruar përpara se Arabia Saudite të pranonte zyrtarisht se ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarit.
Pretendimet e dyshuara të Salman kundërshtuan megjithatë deklaratat publike të bëra më vonë nga qeveria saudite, duke e quajtur vdekjen e Khashoggi si një “gabim të tmerrshëm”.
Familja e gazetarit të ndjerë ka mohuar çdo sugjerim që gazetari ka marrë pjesë në aktivitetet e Vëllazërisë.
“Jamal Khashoggi nuk ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane. Ai mohoi këto pretendime në mënyrë të përsëritur gjatë disa viteve të fundit”, tha familja e të ndjerit.
“Jamal Khashoggi nuk ishte person i rrezikshëm në asnjë mënyrë të mundshme. Të pretendosh ndryshe është qesharake”, thuhet në deklaratë.
Ministri i drejtësisë i Turqisë ndërkohë ka ripërtërirë një thirrje për Arabinë Saudite që të bashkëpunojë në hetimin e vrasjes, duke thënë se “askush nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë”.
Abdulhamit Gul tha se prokurori i lartë i Arabisë Saudite, i cili kaloi tre ditë në Stamboll si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta turke-saudite për të hetuar vrasjen, nuk u përgjigj pyetjeve të hetuesve turq rreth vendndodhjes së eshtrave të shkrimtarit, si dhe që urdhëroi vrasjen .
Vrasja e gazetarit saudit është dënuar ashpër nga mbarë liderët e botës./arbresh.info/
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...