Duka i Sussex ka bërë thirrje që vaksinat t’u shpërndahen “të gjithëve, kudo” ndërsa fliste në një koncert në Los Angeles të mbajtur në ndihmë të përpjekjeve ndërkombëtare të vaksinimit antiCOVID.
Princi Harry gjithashtu vlerësoi punonjësit e linjës së frontit, disa prej të cilëve ishin në ngjarjen Vax Live të Global Citizen. Vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht u lejuan të marrin pjesë në koncert, transmeton Klan Kosova.
“Sonte është një festë e secilit prej jush këtu, punëtorëve të vaksinuar të vijës së frontit në audiencë dhe miliona heronjve të vijës së frontit në të gjithë botën”, tha ai.
“Ju e kaluat vitin e fundit duke luftuar me guxim për të na mbrojtur të gjithëve. Ju shërbyet dhe sakrifikuat, vutë veten në rrezik dhe vepruat me trimëri, duke ditur kostot. Ne ju kemi borxh mirënjohjeje të jashtëzakonshme. Faleminderit”.
Ngjarja mblodhi 53.8 milionë dollarë për Covax, e cila po punon për të siguruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Organizatorët thanë se ishte e mjaftueshme për të ndihmuar në blerjen e pothuajse 10.3 milionë doza vaksinash.
Koncerti u organizua nga Selena Gomez ku performuan Foo Fighters, J Balvin, HER, Jennifer Lopez dhe Eddie Vedder.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...