
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik mes grumbullimit të trupave ruse në kufijtë e vendit të tij.
Sipas BBC, ai tha se paralajmërimet për një pushtim të afërt po e rrezikonin ekonominë e Ukrainës.
Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai besonte se Rusia mund të sulmojë fqinjin e saj muajin e ardhshëm.
Rusia, megjithatë, mohon se po planifikon pushtimin dhe të premten ministri i saj i Jashtëm tha se Moska nuk dëshiron luftë.
Derisa Rusia ka rreth 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës, Zelensky tha se ai nuk sheh një kërcënim më të madh tani se sa gjatë një grumbullimi të ngjashëm të trupave në pranverën e kaluar.
“Ka sinjale edhe nga udhëheqës të respektuar të shteteve, vetëm thonë se nesër do të ketë luftë. Ky është panik – sa kushton për shtetin tonë?”, tha ai në konferencën për shtyp në Kiev./arbresh.info/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali