Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa ka ndërprerë udhëtimin e tij në Evropë pas protestave të dhunshme në shtetin e tij.
Mnangagwa kishte në plan të merrte pjesë në samitin ekonomik të Davosit ku ai do të kërkonte investime për Zimbabvenë, transmeton portali arbresh.info.
Ministrat thonë se Lëvizja opozitare për Ndryshim Demokratik (MDC) është duke përdorur rritjen në çmimin e karburanteve si pretekst për dhunë.
Por MDC akuzon autoritetet për masa brutale policore.
Njoftimi i Mnangagwas për një rritje të thiktë të çmimit të karburantit gjatë një jave më parë, çoi në protesta të zemëruar në kryeqytetin Harare dhe në qytetin juglindor të Bulawayo.
Grupet e të drejtave thonë se së paku 12 vetë janë vrarë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mnangagwa mbërriti në Harare vonë të hënën natën.
Ai i dënoi demonstratat, duke thënë “gjithkush ka të drejtë të protestojë, por kjo nuk ishte një protestë paqësore”.
Ai akuzoi protestuesit për “dhunë dhe shkatërrim cinik” dhe “plaçkitjen e stacioneve policore, duke vjedhur armë dhe uniforma”./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...