Presidenti hungarez, Janos Ader zyrtarisht i ka kërkuar kryeministrit Voktor Orban, që të formojë kabinetin e ri qeverisës, pasi partia e Orbanit u shpall fituese në zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar.
Ader ka thënë sot se ai do t’i propozojë deputetëve që ta zgjedhin Orbanin në postin e kryeministrit, kur Parlamenti të mblidhet të martën, për herë të parë që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Orban, i cili do të nisë mandatin e tretë radhazi në postin e kryeministrit, dhe të katërtin në përgjithësi, ka vazhduar të mbajë qëndrimin e tij anti-migrantëve, që ishte një prej çështjeve kryesore në të cilën është bazuar fushata e tij zgjedhore. Ai ka thënë se detyra kryesore e Qeverisë ëshë që të “mbrojë sigurinë e Hungarisë dhe kulturës së krishterë”.
Partia Fidesz e Orbanit ka bërë koalicion partinë kristian-demokrate, duke arritur një shumicë të fortë në Parlament, që do të mundësonte ndryshimet kushtetuese./rel
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...