Kavanaugh tha se nuk është i hidhëruar pavarësisht konfirmimit “të diskutueshëm”.
Ai i mohoi akuzat e ngritura nga disa gra.
Gjykatësi u konfirmua nga Senati të shtunën, me 50 vota për dhe 48 kundër.
Konfirmimi i tij shihet si fitore e madhe për Trumpin, i cili arriti të zhvendosë balancën e Gjykatës Supreme në favor të konservatorëve.
Një nga gratë që e akuzoi gjykatësin, Christine Blasey Ford, tha se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht në vitin 1982.
Ajo dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi dhe Trump, fillimisht, e cilësoi si “dëshmitare bindëse”, por më pas e vuri në dyshim besueshmërinë e saj dhe u tall me të.
“Në emër të kombit tonë, dua t’i kërkoj falje Brettit dhe gjithë familjes Kavanaugh për dhimbjen dhe vuajtjet e tmerrshme që keni qenë të detyruar t’i duroni”, tha Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë. /REL/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...