Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të vendosë pauzë në imigracionin në vend, që amerikanët të jenë të partë në linjën e punësimit.
Ai është zotuar të vendosë ndalesë 60-ditore për lëshimin e ‘green cards’ në një përpjekje për të kufizuar konkurrencën për punë në ekonominë e dëmtuar nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info.
Një zyrtar i administratës i njohur me planet, megjithatë, tha që urdhri do të zbatohet për të huajt që kërkojnë karta jeshile me bazë punësimi dhe të afërmit e mbajtësve të kartave jeshile që nuk janë shtetas.
Rreth një milion kartonë jeshile u dhanë në vitin fiskal 2019, rreth gjysma e bashkëshortëve, fëmijëve dhe prindërve të shtetasve amerikanë.
Por ka pikëpyetje se sa efektive do të jetë kjo strategji.
Duke kufizuar masën e tij të imigracionit në kartonët jeshilë, Trump ka lënë të paprekur qindra mijëra punëtorë të huaj të pajisur me viza jo-emigruese çdo vit, duke përfshirë punëtorët e fermave, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe programuesit e programeve kompjuterike./arbresh.info/
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...