Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit për rreziqet e mundshme nga investimet kineze në teknologji dhe projekte të mëdha të infrastrukturës.
“Siç e kam theksuar kudo në Evropë, unë i paralajmërova për rreziqet e investimeve kineze në teknologjitë e ndjeshme dhe strategjinë e ryshfetit të Kinës, për të siguruar marrëveshje të infrastrukturës”, tha Pompeo pas takimit me zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut.
Kina i ka përfshirë disa vende të Ballkanit në projektin e saj infrastrukturor “Rruga e Mëndafshit”, i cili vlerësohet deri në 1 trilion dollarë, dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt Perëndimit.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo ritheksoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pompeo qëndroi më 4 tetor edhe në Malin e Zi, ku krerëve shtetërorë u konfirmoi se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.
Udhëheqësit e të dyja vendeve ballkanike e kanë vlerësuar vizitën e Sekretarit amerikan si historike.
Turneu evropian i Pompeos do të përfundojë me vizitën në Greqi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...