Sergey Mikeyev, i cili e quan veten analist politik, mbajti një fjalim të tërbuar në kanalin propagandistik shtetëror rus, Kanal 1, ku edhe kërcenoi Europën me armë bërthamorë.
“Europë, Europë, ka një gjë të thjeshtë që duhet t’i themi Europës. Ne do t’ju sulmojmë me armë bërthamore nëse mblidhni një lloj kontigjenti paqeruajtës me NATO-n ose vendosni ta zhvendosni atë diku tjetër”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
“Bravo, polakë, nuk do të mbetet asgjë nga Varshava juaj për 30 sekonda. Gjermanët e guximshëm, estonezët e guximshëm, guximtarët balltikë. Duke folur për trimat e Balltikut, e di që ka probleme serioze në Kaliningrad në kufi. Ndoshta një korridor humanitar për në Kaliningrad duhet të krijohet. Pse jo?”, thotë ai.
“Më duket se vendet që ne i quajmë Lituania dhe Polonia po sillen shumë me guxim. Shumë të guximshëm! Dhe ata nuk e kuptojnë se ne mund t’i “zgjidhim” ata shumë më shpejt se sa ajo që filluam në Ukrainë”, përfundoi ai.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.
Vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë në shumë veprimtari dhe individë, ndërsa mediave ruse u është ndërprerë transmetimi në shumë vende të botës./arbresh.info/
https://twitter.com/maria_avdv/status/1506283895771348994?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1506283895771348994%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fruski-politolog-napast-cemo-vas-nuklearnim-oruzjem-varsava-ce-nestati-u-30-sekundi%2F2349721.aspx
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...