Policia ka shtënë me plumba gome dhe ka lëshuar gaz lotsjellës në Hong Hong, teksa janë përshkallëzuar protestat rreth një projektligji të ri për ekstradim.
Kjo ka qenë hera e parë në disa dekada që, policia e Hong Kongut ka përdorur plumba gome.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore rreth ndërtesave qeveritare dhe kanë gjuajtur gjësende drejt policisë.
Qeveria është ende duke shtyrë përpara projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimin në Kinë dhe pritet të ketë miratimin final më 20 qershor.
Mirëpo pas përshkallëzimit të situatës, Këshilli Ligjor ka shtyrë miratimin në lexim të dytë.
Komisionari Policor, Stephen Lo Wai-chung, i ka përshkruar përleshjet si “revoltë”, që do të ndëshkohet me deri 10 vjet burgim, ka raportuar e përditshmja, South China Morning Post, përcjell rel.
Hong Kongu ka qenë koloni britanike nga viti 1841, derisa i është dorëzuar Kinës më 1997.
Sipas parimit të ashtuquajtur “një shtet, dy sisteme”, Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...