Policia izraelite sulmoi sot kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite sulmoi kortezhin e varrimit teksa nisej nga Spitali Francez në lagjen Sheikh Jarrah.
Ata shtuan se policia izraelite i rrethoi pjesëmarrësit e funeralit dhe përdori granata zhurmuese dhe shkopinj për të sulmuar bartësit që mbanin arkivolin e Abu Akleh-s.
Policia izraelite lejoi disa palestinezë që ta shoqëronin arkivolin e saj në Qytetin e Vjetër të Kudsit, ku ajo do të varroset në varrezën protestante.
Gazetarja veterane Shireen Abu Akleh ishte duke ndjekur bastisjet ushtarake izraelite pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje të mërkurën. Zyrtarët palestinezë dhe rrjeti me bazë në Doha thonë se ajo ishte në shënjestër të forcave izraelite.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...