Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e mijëra personave të arrestuar në Egjipt si pjesë e përpjekjeve për t’i parandaluar protestat e ardhshme kundër pushtetit të presidentit Abdel Fatah al-Sisi.
Së paku 3100 njerëz janë arrestuar nga data 20 shtator, kur qindra njerëz dolën në rrugë për ta kundërshtuar qeverinë. Lajmin e bëri të ditur Komisioni Egjiptian për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Në anën tjetër, organizata “Amnesty International” ka thënë se së paku 111 fëmijë janë arrestuar gjatë protestave. Sipas kësaj organizate, në mesin e personave të arrestuar ka edhe fëmijë 11 vjeç, ndërsa disa prej tyre janë arrestuar përderisa po shkonin nga shkolla në shtëpi.
Shumë fëmijë u ndaluan nga shërbimet e sigurisë, të cilat ua kontrolluan telefonat për të gjetur përmbajtje politike. Grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar këtë sjellje të forcave të sigurisë dhe e kanë cilësuar atë si anti-kushtetuese.
Personat e ndaluar po akuzohen për dhënie të ndihmës për një grup terrorist, shpërndarje të informative të rreme, keqpërdorim të rrjeteve sociale dhe pjesëmarrje në protestë të paautorizuar.
Nëse rasti dërgohet në gjykatë, ky do të ishte rasti më i madh kriminal kundër protestuesve në Egjipt, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Rolando Maran do të jetë pasuesi i Sylvinhos tek kombëtarja ...
SHBA-ja pezullon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kana...
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...