Policia britanike po kryhen kontrolle të hollësishme në një ndërtesë në Sunbury-on-Thames, rreth 20 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit britanik, në kuadër të hetimit për sulmin në metronë e Londrës.
“Policia evakuoi një ndërtesë në Sunbury, në Surrey dhe po kryen kontrolle të hollësishme”, sipas një deklarate.“Forcat e policisë kanë nisur të evakuojnë zonën rreth orës 13:40”, saktësoi policia.
Banorët e godinave përreth janë evakuar gjithashtu si masë paraprake sigurie, sipas së njëjtit burim.
Ky operacion vjen pas arrestimit të një të riu 18 vjeçar sot në mëngjes në Duvres, për lidhje me sulmin me bombë artizanale që plagosi 30 persona një ditë më parë rreth orës 08:20, në pikun e lëvizjeve, në stacionin e metrosë Parsons Green.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...