Policia britanike ka identifikuar të premten dy personat që u vranë gjatë sulmin në sinagogën në Mançester.
Sipas autoriteteve, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, u vranë të enjten. Që të dy ishin banorë lokalë.
Ata u vranë pasi një person goditi këmbësorët me makinën e tij dhe më pas nisi të therte me thikë persona jashtë objektit të Sinagogës së Kongregacionit Hebraik, Heaton Park, në qarkun Krumpsall në veri të Anglisë.
Autoritetet e identifikuan sulmuesin e dyshuar si Jihad al-Shamie, 35 vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga zyrtarët policorë në vendngjarje. Ai ishte shtetas britanik, me prejardhje siriane.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e zotit Daulby dhe zotit Cravitz”, tha shefi i policisë, Lewis Hughes përmes një deklarate.
Autoritetet britanike e kanë cilësuar si incident terrorist dhe pas ngjarjes, policia deklaroi se kishte arrestuar dy persona.
Sulmi ndodhi kur besimtarët hebre po shënonin festën e Jom Kipurit.
Jom Kipuri është dita më e shenjtë në kalendarin hebraik kur besimtarët shkojnë në sinagoga për t’u lutur./rel
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...
Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e I...
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...