Katari përuroi të mërkurën linjën e parë të metrosë, tre vite e gjysmë përpara Kupës së Botës në futboll që emirati i pasur me burime gazi do të organizojë në 2022.
Me një vlerë prej tre miliardë euro, kontrata e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ri të metrosë iu besua dhjetorin e kaluar një konsorciumi, i quajtur “RKH Qitarat”.
Ai përbëhet nga ‘’RATP Dev’’ dega e RATP për projektet jashtë rajonit të Parisit dhe Keolis, e degës së transportit publik me 70% të SNCF-së në bashkëpunim me Hamad Group, një partner lokal. Dy kompanitë franceze zotërojnë së bashku 49% të kapitalit të këtij konsorciumi.
E gjithë rrjeti, i cili pritet të hapet në vitin 2020, do të përbëhet nga tre linja – E kuqe, Jeshile dhe e Artë dhe do të ketë 37 stacione.
“Linja e Kuqe” lidh stadiumin Al-Wakrah me atë të Lusail, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022. Me një gjatësi rreth 40 kilometra, metroja lidh gjithashtu aeroportin ndërkombëtare ‘’Hamad’’ me qendrën e Dohës, por ky segment nuk është ende funksional./alsatm/
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...