Shtetet e Bashkuara do të shkurtojnë numrin e trupave në Afganistan e Irak me 2,500 ushtarë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Presidenti Donald Trump më parë kishte paralajmëruar që do të zvogëlonte numrin e forcave amerikane në këto dy shtete, transmeton portali arbresh.info
Tërheqja e trupave do të ndodhë para se presidenti Trump të largohet nga pozita, tha Pentagoni.
Sekretari i Përgjithshëm i aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar për një “çmim të lartë” nëse SHBA dhe forcat aleate largohen Afganistanin shumë shpejt.
Në një deklaratë, ai tha se vendi rrezikoi edhe një herë të bëhet një platformë për terroristët ndërkombëtarë për të organizuar sulme.
Numri i trupave në Irak do të shkurtohet nga 500 në 2,500, ndërsa numri i personelit të shërbimit në Afganistan do të bjerë nga 4,500 në rreth 2,500.
Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes i SHBA Chris Miller tha se masa pasqyron politikën e Z. Trump “për të sjellë luftërat në Afganistan dhe Irak në një përfundim të suksesshëm dhe të përgjegjshëm dhe për të sjellë në shtëpi anëtarët tanë të guximshëm të shërbimit”./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron