Vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të partive europiane për zgjedhjet e ardhshme për Evropën, do merret brenda disa javësh.
Por duke e theksuar se është ende shpejt për të bërë parashikime, DW ka hartuar listën e kandidatëve kryesore, të cilën e nis me politikanin e konsideruar si njeriu i Angela Merkelit, Manfred Ëeber, apo i përshtaturi, siç e quan gjigandi mediatik gjerman.
Njeriu i CSU-së i takon krahut të moderuar të partisë së vet, atij me një qëndrim miqësor ndaj Europës.
Ndërkohë prej katër vjetësh është kryetar i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane. Ajo që mund ta dëmtojë është mbrojtja që i ka ofruar për vite të tëra partisë Fidesz të Viktor Orbanit, pavarësisht faktit që kur paraqiti kandidaturën, u distancua nga kryeministri hungarez.
Në garë është edhe finlandezi Alexander Stubb, pjesë e krahut liberal të partisë së tij konservatore të atdheut, një njeri që përmes revolucionit dixhital, ndryshimit të klimës dhe pajtimit social, synon rigjallërimin e bllokut.
Nga socialdemokratët kandidon zëvendëspresidenti i BE, Frans Timmermans, i përshkruar nga DW si një luftëtar pararojë i bindur për vlerat e BE dhe një europian pasionant. Mes emrave të shumëlakuar gjejmë dhe atë të Margrethe Vestager: Komisionerja daneze për Konkurrencën konsiderohet deri tani jozyrtarisht si kandidatja kryesore e liberalëve europianë.
Por, ai qe spikat më shumë, është një emër i cili zor se mund të imagjinohet i bashkangjitur postit të kreut të komisionit europian: Matteo Salvini.
Ekstremisti i djathtë italian është propozuar nga AfD gjermane si kandidat i përshtatshëm kryesor për populistët e djathtë të Europës. Salvini vetë thotë se do të mendohet ende nëse do të kandidojë vërtet për Komisionin e BE.
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...