Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 24-të në Superligën e Kosovës, ku Ballkani e ka fituar derbin me Dritën bindshëm (3:0).
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Llapi e ka mposhtur në frymën e fundit Dukagjinin me rezultat 1-2, shkruan Arbresh.info.
Në tri ndeshjet e luajtura dje, Drenica ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit minimalisht 0-1.
Fitore të madhe shënoi edhe Ferizaj që e mposhti ndaj Malishevës në udhëtim me rezultat 1-2.
Ndërsa takimi i vetëm këtë javë që u mbyll baras ishte ai mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re (1:1).

Pas 24 xhirove në krye të kampionatit kthehet Ballkani me 42 pikë aq sa ka edhe Drita e dyta, kurse e treta mbetet Prishtina me 38 pikë. Një vend më poshtë është Malisheva me një pikë më pak.
Vendi i pestë i takon Gjilanit me 36 pikë. Dukagjini zë pozitën e gjashtë me 33 pikë.
Llapi tashmë e forcon pozitën e shtatë ku ka grumbulluar 29 pikë, me tre pikë më pak është Ferizaj në pozitën e tetë.
Derisa Drenica është e nënta me 25 sosh. Renditjen tabelare e mbyll Prishtina e Re me 23 pikë.

Në xhiron e radhës takohen Prishtina e Re – Ballkani, Drita – Dukagjini, Ferizaj – Prishtina, Drenica – Malisheva dhe Llapi – Gjilani./Arbresh.info
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...