Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, thotë se fuqizimi ekonomik i grave nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por sipas saj, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe një ekonomi më të fortë për vendin.
Ajo ka thënë se mbetet e përkushtuar që fryma e barazisë nga përqindja në borde të përkthehet në politika dhe mundësi reale për gratë pronare të bizneseve dhe kontribuuese në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kusari-Lila tha se, barazia nuk ndodh vetvetiu, sipas saj, ajo kërkon vendime, guxim dhe këmbëngulje, derisa ka kujtuar kohën kur si deputete 8 vjet më parë kishte propozuar amendamentin në Ligjin për Shoqëritë Tregtare që garanton përfshirjen e grave në bordet e shoqërive aksionare me kuotë 40%, dhe pas dy viteve me kuotë 50%.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...