Autoritetet në Paris kanë ndaluar ushtrimet jashtë gjatë ditës, ndërsa lufta kundër koronavirusit vazhdon.
Rregullat e reja janë në fuqi nga ora 10:00 në 19:00, dhe hyrën në fuqi të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
Kryebashkiakja Anne Hidalgo dhe shefi i policisë thanë se kjo do të kufizojë njerëzit të ushtrojnë kur rrugët janë më të qeta.
Franca ka një nga normat më të larta të vdekjeve në botë nga virusi.
Në total, 8,911 njerëz kanë vdekur atje, kurse numri i rasteve të konfirmuara është gati 100.000.
Të martën, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha se shpërthimi nuk kishte arritur ende kulmin, duke i thënë transmetuesit BFMTV, “Ne jemi akoma në një fazë përkeqësimi të epidemisë”.
Franca ka qenë nën masa të rrepta bllokimi për gati një muaj.
Kushdo që shkon jashtë është i detyruar të mbajë një dokument ku thotë arsyen e largimit nga shtëpia: blerje për nevoja, vizitë tek mjeku ose stërvitje brenda 1 km të adresës së tyre./arbresh.info/
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...