Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë parandaluar një sulm të ri terrorist në hyrje të një baze ushtarake.
Një palestinez i armatosur me thikë u qëllua për vdekje nga trupat izraelite në hyrje të bazës së Brigadës Rajonale të Judesë pranë Hebronit në Bregun jugor Perëndimor, tha ushtria izraelite.
IDF sqaron se nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Kujtojmë që dy ditë më parë, ndërsa Irani sulmoi me raketa balistike Izraelin, një sulm terrorist u krye në Tel Aviv. Dy persona të armatosur vranë të paktën 7 persona dhe plagosën disa të tjerë ndërsa përgjegjësinë për këtë ngjarje e mori Hamasi./abcnews.al
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...