Papa Leoni XIV ka humbur mbështetjen e shumë katolikëve konservatorë pas një deklarate kritike ndaj politikave të emigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjatë një deklarate për mediat, Papa Leoni u shpreh: “Nuk e di nëse mund të quhesh pro-jetë, nëse je kundër abortit, por mbështet trajtimin çnjerëzor të emigrantëve”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta nga figura konservatore, të cilët më herët kishin mbështetur Papën për qëndrimet e tij tradicionale, raporton Reuters.
Disa e akuzuan për krijimin e “konfuzionit moral”, ndërsa Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë vlerësimin e tij si të pasaktë.
Zyrtarë të Vatikanit thanë se Papa Leoni nuk pritet të tërhiqet nga qëndrimet e tij, pasi ai i jep rëndësi të madhe çështjeve humanitare dhe mbrojtjes së emigrantëve.
Papa Leoni është Papa i parë amerikan dhe u zgjodh në maj 2025, duke fituar fillimisht simpatinë e të djathtës katolike për rikthimin e traditave kishtare.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...