Papa Françesku kritikoi sot trajtimin e emigrantëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Europë, duke thënë se ishte një “mëkat i madh” të mos ofrosh ndihmë emigrantët.
“Ka nga ata që punojnë sistematikisht dhe me çdo mjet për të larguar emigrantët. Dhe kjo, kur bëhet me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë, është mëkat i madh”, tha Papa.
Papa ka folur shpesh për trajtimin e emigrantëve gjatë 11 viteve të tij në detyrë.
Kalimi i emigrantëve nga Mesdheu, të cilët hipin në varka dhe nisen nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, ka qenë subjekt i debatit intensiv publik në të gjithë Europën gjatë dekadës së fundit.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se të paktën 30,000 emigrantë janë zhdukur që nga viti 2014./abcnews.al
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur