Një turist ka vdekur pasi është kafshuar nga një gjarpër “i hipnotizuar” në një rutinë magjike në Egjipt.
Burri 57-vjeçar ishte me pushime me dy të afërm, duke shijuar një shfaqje tradicionale kur u kap nga magjistari i gjarprinjëve që performonte në hotelin e tij në Hurghanda në Detin e Kuq, transmeton Klankosova.tv.
Dy gjarpërinj ishin varur mbi qafën e anëtarëve të tjerë të audiencës, tha policia bavareze.
Magjistari i gjarpërinjve më pas e la njërin nga gjarpërinjtë të zvarritej në pantallonat e burrit gjerman, ku i nguli dhëmbët në këmbë. Viktima menjëherë tregoi shenja helmimi dhe kaloi në gjendje shoku. Ai u ringjall në hotel para se të dërgohej në spital.
Kur u kontaktuan, autoritetet egjiptiane thanë se nuk ishin në dijeni të incidentit. Burri, emri i të cilit nuk u përmend në deklaratën e policisë, vinte nga rrethi Unterallgäu i Bavarisë.
Policia dhe prokurorët po hetojnë vdekjen e tij dhe po presin rezultatet e një testi toksikologjik. Deri më tani nuk ka pasur arrestime në hetim, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Magjistarët e gjarpërinjve përdorin një instrument frymor për ta magjepsur gjarprin, por zvarraniku helmues në fakt po i përgjigjet dridhjeve dhe lëkundjeve. Nuk është i magjepsur, por në fakt është në gatishmëri të lartë mbrojtëse, gati për të sulmuar.
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...