Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrtonte propozimin e fundit të Iranit për të zhbllokuar ngushticën e Hormuzit, nëpërmjet të cilit normalisht kalojnë një e pesta e furnizimeve globale me naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua dje me këshilltarët e lartë të sigurisë për të diskutuar propozimin iranian, pasi Irani i kaloi “mesazhe me shkrim” Uashingtonit nëpërmjet ndërmjetësit Pakistan, duke deklaruar vijat e tij të kuqe, duke përfshirë çështjet bërthamore dhe ngushticën e Hormuzit, sipas mediave vendase.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi për gazetarët se propozimi ishte “në diskutim”. Sipas njoftimeve, ai do të shihte që SHBA-të të hiqnin bllokadën ndaj porteve iraniane dhe Irani të lehtësonte kontrollin e tij mbi ngushticën, ndërsa bisedimet më të gjera vazhdojnë.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë më në pozicion për të diktojnë politikën e tyre ndaj kombeve të pavarura”, tha zëdhënësi i ministrisë iraniane të mbrojtjes, Reza Talaei-Nik.
I pyetur në lidhje me propozimin e Iranit, sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se “është më i mirë nga sa mendonim se do të paraqisnin”, por vuri në dyshim nëse ishte i vërtetë.
“Ata janë negociatorë shumë të mirë. Ne duhet të sigurohemi që çdo marrëveshje që arrihet, çdo marrëveshje që arrihet, është një marrëveshje që i pengon ata përfundimisht të vrapojnë drejt një arme bërthamore në çdo moment”, tha ai.
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...