Papa Françesku e ka dënuar ekstremizmin që bëhet në emër të fesë gjatë një vizite historike që po e zhvillon në Irak. Ai ka folur edhe për shtypjen e të krishterëve që përbëjnë pakicë fetare në shtetin me shumicë myslimane.
“Armiqësia, ekstremizmi dhe dhuna nuk janë të lindura nga një zemër religjioze. Ato janë tradhti ndaj fesë”, deklaroi ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Duke e pritur në takim mysafirin e veçantë, kleriku Ayatollah Ali al-Sistani tha se të krishterët duhet të kenë mundësi që të jetojnë në paqe dhe siguri si të gjithë irakianët.
Ky takim u vlerësua si moment me shumë simbolikë në vizitën e Papës, që është udhëtimi i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit para më shumë se një viti dhe vizita e parë e një pape në Irak.
Kleriku 84 vjeç më herët ka thënë se e ka ndier për obligim vizitën në Irak, ku do të qëndrojë katër ditë dhe ku jeton një prej komuniteteve më të vjetra të fesë së krishterë në botë.
Ai e dha mesazhin e paqes nga qyteti i lashtë, Ur, që besohet se është vendlindja e profetit Abraham (Ibrahim), i cili përmendet te feja islame, feja e krishterë dhe feja e çifutëve.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...