Pakistani ka nisur një fushatë kombëtare të vaksionimit kundër poliomielitit, në kuadër të zotimeve qeveritare për ta zhdukur këtë sëmundje deri në fund të vitit 2019.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Rana Safdar ka thënë më 21 janar se fushata e fundit do të shënjestrojë më shumë se 39 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare dhe përfshin më shumë se 260,000 punëtorë shëndetësorë.
Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tri shtetet e vetme në botë, ku sëmundja e poliomielit është ende në shkallë endemike, transmeton REL.
Megjithatë më 2018 në Pakistan është raportuar për vetëm një numër të rasteve të prekura me këtë virus, në krahasim me 300 sa kanë qenë më 2014.
Në të kaluarën, militantët në Pakistan kanë shënjestruar punëtorët shëndetësorë, pasi kanë besuar gabimisht se vaksina synon të sterilizojë fëmijët myslimanë.
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...