Manjati i medias, Oprah Winfrey, nuk e ka përjashtuar mundësinë për kandidimin për presidente të SHBA-ve në vitin 2020, megjithatë një gjë të tillë nuk e ka pranuar me zë të lartë.
Në një intervistë për Bloomberg, ajo është pyetur nëse kishte menduar ndonjëherë që të drejtonte Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
“Kurrë nuk e kam menduar këtë si një mundësi…madje nuk kam menduar se do të bëhet kjo pyetje”, ka thënë ajo.
Kur asaj iu tha që nuk duhet përvoja qeverisëse për t’u zgjedhur presidente, duke parë edhe zgjedhjen e fundit të presidentit në SHBA, ajo vetëm ka ngritur vetullat.
“Nuk e kam menduar kurrë më parë”, ka përsëritur përgjigjjen ajo.
Winfrey ka qenë një mbështetëse e madhe e kandidates demokrate Hillary Clinton./Arbresh.info
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës