Autoritetet shëndetësore në rajonin spanjoll të Katalonjës, kanë njoftuar se kanë zbuluar gjurmë të mundshme të llojit të koronavirusit Omicron në mostrat e ujrave të zeza gjatë fundit të nëntorit.
Nëse konfirmohet, kjo do të thotë se varianti ishte i pranishëm në Katalonjë më parë ose në të njëjtën kohë kur u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut shtatë ditë më pare, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët kanë frikë se ky variant me një numër të madh mutacionesh mund t’i rezistojë vaksinave dhe të zgjasë pandeminë, e cila ka zgjatur për gati dy vjet.
Spanja ka zbuluar dy raste të këtij varianti dhe pritet të konfirmojë edhe dy të tjera deri në fund të javës, por të gjithë u kanë raportuar njerëzve që kanë vizituar vendet ku është konfirmuar omicron.
“Për momentin, ajo që kemi janë shenjat. Në disa zona të Katalonjës, ka disa modele të mutacioneve specifike të lidhura me këtë variant”, tha në një konferencë shtypi kreu rajonal i shëndetit publik, Carmen Cabezas.
Ajo shtoi se mostrat mund të jenë të pajtueshme edhe me variantin alfa. Testet e sekuencës gjenetike P-si-ar do të përcaktojnë nëse omicron, prania e të cilit në Afrikën e Jugut u njoftua më 25 nëntor, qarkullonte tashmë në Katalonjë në atë kohë./local/arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...