Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton një propozim-rezolutë, me të cilën do të refuzohej vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shpalljen e Jerusalmeit për kryeqytet të Izraelit.
Me këtë dokument, të përpiluar nga delegacioni i Egjiptit, do shpallej se çfarëdo vendimi për statusin e Jerusalemit nuk do të ketë efekt juridik dhe duhet të tërhiqet.
Ky dokument u është dërguar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbrëmë dhe për të do të mund të votohej javën e ardhshme.
Për kalimin e tij kërkohen nëntë vota, por është e mundshme se Shtetet e Bashkuara do të paraqesin veto dhe do ta pengojnë miratimin e këtij propozimi./rel
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më