Shefi i Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, ka ngritur alarmin për mënyrën se si po shpërndahen ndihmat në Gaza.
Sipas tij, sistemi aktual kontrollohet nga mercenarë dhe grupe të dhunshme, përfshirë edhe banditë anti-myslimanë. Në një postim në rrjetin “X”, ai shkroi se mbi 2 mijë palestinezë janë vrarë teksa kërkonin ushqim, shumica pranë pikave të “Fondacionit Humanitar të Gazës”.
Ai theksoi se ky mekanizëm është i rrezikshëm dhe nuk ka asnjë garanci sigurie për civilët. Që prej 27 majit, Izraeli ka lejuar shpërndarjen e ndihmave përmes këtij fondacioni, të mbështetur nga SHBA-të, por i kundërshtuar nga OKB dhe autoritetet palestineze.
Ndërkohë, Izraeli mban të mbyllura të gjitha kalimet tokësore për në Gaza që prej 2 marsit. Kjo ka penguar futjen e ushqimeve, barnave dhe ndihmave emergjente, ndërsa qindra kamionë kanë mbetur në kufi. Lazzarini u bëri thirrje autoriteteve që të lejojnë OKB-në dhe partnerët të shpërndajnë ndihmat në mënyrë të sigurt dhe të drejtë.
“Ne kemi burimet dhe përvojën, na lejoni të bëjmë punën tonë”, shkroi ai. Sipas të dhënave të fundit, nga fushata ushtarake izraelite janë vrarë mbi 64 mijë njerëz dhe Gaza ndodhet në uri ekstreme.
Në nëntor të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte. Ndërsa në një proces të ndarë, Izraeli përballet edhe me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...