OKB-ja ka dokumentuar 180 raste të civilëve, gazetarëve dhe politikanëve lokalë të arrestuar ose zhdukur në mënyrë arbitrare në pjesët e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë.
Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se zyra e saj kishte gjetur gjithashtu tetë raste të ngjashme në territorin e kontrolluar nga ukrainas të zhdukjeve të mundshme me forcë të individëve pro-rusë,transmeton portal arbresh.info
“Në zonat përreth Kievit, nga fundi i shkurtit për rreth pesë javë, forcat ruse shënjestruan civilët meshkuj të cilët ata i konsideronin të dyshimtë”, tha Bachelet.
Sipas provave të mbledhura nga zyra e saj, disa nga ata individë “u dërguan në Bjellorusi dhe Rusi, pa dijeninë e familjeve të tyre, dhe u mbajtën në objektet e paraburgimit”.
Shumë nga familjet e tyre ende nuk e dinë se çfarë u ka ndodhur, shtoi ajo./arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe