Fundjavën e kaluar të gushtit, Presidenti rus Vladimir Putin e kaloi shumë larg Moskës dhe Kremlinit.
Ai zhvilloi një marshim në natyrë në rajonin e Tiva-s në Jug të Siberisë Lindore. Kjo krahinë shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje dhe male piktoreske.
Kremlini publikoi disa foto nga kjo vizitë, ku Putin shfaqet në mal i shkëputur nga punët zyrtare. Sezonet e kaluara të verës, presidenti rus Putin na ka treguar fizikun duke notuar dhe duke shijuar pushimet e verës, por kësaj here kreu i Kremlinit, ka zgjedhur klimën malore përpara se t’i kthehet angazhimeve të shumta që e presin në Moskë.
Edhe në raste të tjera të ngjashme, presidenti Putin është parë të zhvillojë udhëtime në natyrë shpesh aventure, por që kanë ngjallur kureshtje dhe komente në rrjetet sociale.

Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së