Koronavirusi i ka rritur vlerën neto të miliarderit amerikan Jeff Bezos për 24 miliardë dollarë (22 miliardë euro), falë kërkesave të shumta për blerje në Amazon.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i platformës Amazon është tashmë personi më i pasur në botë, por tani sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria e tij kap vlerën e 138 miliardë dollar (126 milionë euro), raporton The Independent, transmeton lajmi.net.
Të martën, çmimi i Amazon u ngjit në 5.3 përqind, pas frekuentimit të shumtë në internet të konsumatorëve gjatë pandemisë koronavirus.
Ekonomia amerikane pritet të tkurret në gati dyfish në raport me ekonominë globale, sipas FMN, me një rënie prej 5.9 përqind të PBB-së për vitin 2020.
Bezos bëhet miliarderi më i fundit që përfiton nga ndalesa e tanishme ekonomike.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...