Nëse në Amsterdam mund të blini kanabis në dyqane specifike dhe në Katalonjë mund të pini në disa lokale ku lejohet lënda narkotike, Luksemburgu ka vendosur të shkojë më tej duke legalizuar të gjithë tregun e kanabisit.
Është ministri i Shëndetësisë, Etienne Schneider, që kërkon legalizimin e kanabisit duke cituar kryesisht arsye shëndetësore, por edhe për të luftuar trafikantët që përfitojnë të fusin droga të rrezikshme.
“Politika jonë e drogës që kemi patur për 50 vite nuk ka funksionuar. Duke ndaluar çdo gjë e ka bërë edhe më interesante për të rinjtë”, thotë Schneider për ‘Politico’.
Propozimi i Schneider, i mbështetur edhe ministri i Drejtësisë, Félix Braz, parashikon që Luksemburgu të legalizojë të gjithë tregun e kanabisit, që nga dhënia e licencave dhe deri te konsumimi. Parashikohen disa rregulla strikte, si ndalimi i konsumimit për personat nën 18 vjeç apo shitja e kanabisit për turistët, për të shmangur në këtë mënyrë “turizmin e kanabisit”, përcjell TCH.
Nëse vendimi miratohet, Luksemburgu do i bashkohet Kanadasë, Uruguajit dhe 11 shteteve të SHBA-së ku tregu i kanabisit është i legalizuar.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit