Drejtuesi i makinës, i cili është akuzuar në Britani për vrasje të 39 personave që janë gjetur në një kamion-frigorifer ka qenë pjesë e një “rrjeti global” të kontrabanduesve, kanë dyshuar prokurorët.
Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore vazhdon të jetë në mbajtje në Gjykatën, Chelmsford Magistrates.
Të 39 trupat janë gjetur të vdekur në kamionin frigorifer në një zonë industriale në Esiks të mërkurën e javës së kaluar.
Në librin e ngushëllimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se bota “është shokuar nga kjo tragjedi”.
Robinson ka dalë para gjykatës përmes një video-linku, përcjell rel, teksa është akuzuar për vrasje, komplot të trafikimit të njerëzve, pastrim parash, si dhe komplot të ofrim të ndihmës për imigrim të paligjshëm.
Prokurori, Ogheneruona Iguyovwe, i ka përshkruar akuzat për komplot si “rrjet global” që përfshin “lëvizje të një numri të madh të imigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”.
Robinsonit nuk i është kërkuar të pranojë fajësinë, ndërkohë që do të dalë para gjykatës sërish më 25 nëntor.
Aktualisht në Vietnam janë duke u kryer teste të ADN-së, për të lehtësuar procesin e identifikimit të viktimave.
Kamioni-frigorifer dyshohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...