Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është real – koha për të dhënë rezultate

11:19 | 31 Maj 2026
E.H

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në platformën “X”, Costa theksoi se vizita e tij synon të përcjellë një mesazh të qartë për rajonin, duke nënvizuar se angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë dhe se perspektiva e zgjerimit është konkrete.

“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: Angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real, ashtu siç është reale edhe mundësia për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Momenti është i favorshëm. Tani është koha për të dhënë rezultate”, ka shkruar Costa në “X”.

Shpërndaje në rrjete sociale