Duke filluar nga 15 qershori, Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende, për turistët me fluturime në Athinë dhe Selanik.
Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.
Në këtë listë përfshihen Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë./TCH
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira