Andrew Cuomo ka vendosur kufizime të reja në New York, ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve të coronavirusit.
Guvernatori demokratik njoftoi sot se, duke filluar nga e premtja, baret dhe restorantet me licencë pije alkoolike do të detyrohen të mbyllin hapësirat e tyre të brendshme deri në orën 10 të mbrëmjes, raporton theguardian.
Palestrat gjithashtu duhet të mbyllen nga ora 10 e mbrëmjes gjersa edhe tubimet private nuk duhet të kenë më shumë se dhjetë persona, transmeton Telegrafi.
“Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen, ne do të marrim masa më të rrepta”, tha Cuomo.
Njoftimi i Cuomos erdhi ndërsa dje SHBA-ja vendosi një rekord tjetër ditor me raste të reja, duke konfirmuar 136,325 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Gjithashtu vlen të theksohet edhe 1,420 amerikanë të tjerë vdiqën nga coronavirusi.
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi