Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua sot Xhihadit islamik, grup islamik palestinez që ka rritur numrin e lëshimit të raketave që nga Gaza drejt Izraelit, duke i kërkuar ndërprerjen e sulmeve.
“Ndërprisni sulmet, ose do të merrni akoma më shumë goditje”, theksoi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke iu drejtuar Xhihadit islamik, grup islamik palestinez që ka shtuar sulmet me raketa që nga Gaza drejt Izraelit.
Kryeministri e bëri këtë deklaratë në fillim të një takimi të Kabinetit të Sigurisë dhe ndërkohë që forcat izraelite kanë shtuar sulmet e përgjakshme kundër pozicioneve të Xhihadit islamik, që ka lëshuar më shumë se 250 raketa nga Gaza drejt Izraelit, sipas të dhënave të ushtrisë izraelite./tsot/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos