Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka vazhduar edhe për 20 vjet tjera mbylljen e të gjitha dokumenteve dhe informacioneve mbi operacionet e shërbimeve sekrete izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raportet dhe dokumentet e operacioneve të shërbimeve inteligjente Shin Bet dhe Mossad, që nga viti 1949 kanë statusin e sekretit të ruajtur shtetëror.
E përditshmja Haaretz shkruan se kryeministri izraelit Netanyahu, muajin e kaluar ka nënshkruar një vendim me të cilin ka zgjatur afatin e ruajtjes së këtyre dokumenteve edhe për 20 vjet tjera.
Gazeta shkruan më tej se në shpjegimin që ka dhënë mbi vendimin e tij, Netanyahu ka thënë se Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të bëjë përpjekje shtesë në fushën e sigurisë.
Siç bëhet e ditur, njëri nga dokumentet që mban statusin e sekretit shtetëror, flet për vrasjen e njërit prej udhëheqësve të lëvizjes palestineze të Hamasit, Mahmoud al-Mebuh, të cilin e kryen pjesëtarët e Mossadit në vitin 2010 në Dubai.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Knesseti (Parlamenti izraelit) miratoi një rekomandim të qeverisë për mos zbulimin e raporteve të shërbimeve të inteligjencës, në 5 vitet e ardhshme.
Organizata të shumta joqeveritare, kritikuan vendimin e Netanyahut, të cilin e akuzojnë se ka injoruar interesin e opinionit, i cili gëzon të drejtën të dijë të vërtetën për të kaluarën.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...