Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu përgjigj me skepticizëm njoftimit të Hamasit të mërkurën në mbrëmje, se ishte gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo deklarata erdhi si përgjigje ndaj asaj të Hamasit më herët, ku njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithpëfshirëse, për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës.
Duke dhënë edhe argumentet përkatëse të çështjes, Netanyahu shpjegoi dhe kushtet:
“Fatkeqësisht, ky është një tjetër marifet mediatik nga Hamasi, i cili nuk përmban asgjë të re. Lufta mund të përfundojë menjëherë, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë.
Lirimi i të gjitha pengjeve; çmontimi i arsenalit të Hamasit; demilitarizimi i plotë i Rripit; kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin; dhe krijimi i një administrate civile alternative që nuk përbën kërcënim për Izraelin”, u shpreh ai mes të tjerash.
Këshilli i Sigurisë ka miratuar planin për pushtimin e Rripit të Gazës në disa faza dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e mbështet fortë atë, me qëllim mposhtjen e plotë të Hamasit.
“Kjo marrëveshje do të përfshijë: tërheqjen e plotë të forcave pushtuese nga i gjithë Rripi; hapjen e kalimeve për hyrjen e të gjitha mallrave dhe nevojave të popullsisë; dhe fillimin e një procesi rindërtimi. Për më tepër, lëvizja përsërit gatishmërinë e saj për të formuar një qeveri të pavarur kombëtare të përbërë nga teknokratë, e cila do të menaxhojë në mënyrë gjithëpërfshirëse punët e Rripit të Gazës dhe do të marrë menjëherë të gjitha përgjegjësitë në të gjitha fushat”, deklaroi më herët Hamasi./euronews
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...