Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Sejjid Hassan Nasrallah, që të “qetësohej” pasi ai tha se lëvizja e tij po përgatiste një përgjigje për rrëzimin e dy dronëve izraelitë në periferi të Bejrutit.
“Kam dëgjuar atë që tha Nasrallah. Unë i sugjeroj Nasrallahut të qetësohet. Ai e di mirë se Izraeli di si të mbrohet dhe të shpaguajë armiqtë e tij”, tha Netanyahu.
Nasrallah, lëvizja e të cilit me mbështetjen e Iranit zhvilloi luftë një-mujore me Izraelin në vitin 2006, akuzoi Izraelin se po kryente një sulm vetëvrasës me dronë.
“Unë i them ushtrisë izraelite në kufi, se që nga sonte, të qëndrojë në gatishmëri”, tha Nasrallah, transmeton rel.
Një dronë u rrëzua dhe një tjetër shpërtheu afër tokës duke shkaktuar disa dëme, në qendrën e medieve të Hezbollahut në periferi të Bejrutit.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësi për incidentin.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...