Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se faza e “luftimeve intensive” kundër Hamasit po i vjen fundi. Por ai paralajmëroi se kjo nuk do të thotë një fund i luftës në Gaza, duke shtuar se ajo do të përfundojë vetëm kur grupi militant të mos kontrollojë më enklavën.
Kryeministri izraelit i tha Channel 14 se fundi i luftimeve “intensive” në Gaza do të lejojë vendosjen e forcave në kufirin verior me Libanin, ku rritja e tensioneve midis forcave izraelite dhe grupit militant Hezbollah kanë ngjallur frikën e përhapjes së konfliktit.
Netanyahu tha gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga qëllimi i tij për të liruar pengjet e mbetura./abcnews.al
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...