Prokurori i përgjithshëm i Izraelit e ka akuzuar zyrtarisht kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit hoqi dorë nga përpjekja për të siguruar imunitet nga ndjekja ligjore në tri raste për korrupsion.
Ky zhvillim dramatik erdhi në kohën kur Netanyahu ndodhet në Uashington për prezantimin e planit të paqes në Lindjen e Mesme nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas medieve izraelite, ky plan pritet t’i ofrojë më shumë përkrahje Izraelit.
Vendimi për dorëzimin e akt-akuzës kundër kryeministrit e shtron rrugën për vazhdimin e procesit gjyqësor disa javë para se në vend të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme më 2 mars.
Netanyahu, i cili është kryeministri me pushtetin më të gjatë në historinë e Izraelit, është akuzuar për mashtrim, shkelje të besimit dhe marrje të ryshfetit në tri raste të ndryshme. Ai i ka mohuar akuzat dhe hetimet kundër tij i ka cilësuar si “gjueti e shtrigave në politikë”.
Ai fillimisht kishte kërkuar imunitet nga ndjekja ligjore, por hoqi dorë nga ky synim pasi kuptoi se kuvendi do të mblidhej për të debatuar rreth kësaj çështjeje dhe për të votuar kundër kërkesës së tij, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Mediet izraelite raportuan se prokurori i përgjithshëm e dorëzoi akuzën në Gjykatën e Qarkut në Jerusalem menjëherë pasi Netanyahu hoqi dorë nga kërkesa për imunitet.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova